Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), filloi takimin e sotëm me prezantimin e raporteve të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit për periudhën janar-mars 2023, raporte këto, që u aprovuan nga anëtarët e KPK-së.
KPK gjatë takimit ka shpallur konkurs për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, shkruan Arbresh.info
Më pas, KPK-ja mori vendim për shpalljen e konkursit për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, nga data 1 qershor 2023, me ç’rast themeloi Panelin Vlerësues dhe Komisionin për Rishqyrtim, si dhe vendosi për hapjen e shpalljes së brendshme për avancimin e dy (2) prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), thuhet në komunikatë.
Anëtarët e Këshillit Prokurorial miratuan edhe raportin e Komisionit për avancimin e pesë (5) prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe aprovuan kërkesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për transferimin e përkohshëm të dy (2) prokuroreve nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, si dhe morën vendim për hapjen e shpalljes së brendshme për transferimin e përhershëm të dy prokurorëve në këtë prokurori.
Gjithashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi dy raporte të Komisionit të Vlerësimit të Performancës për gjashtëmbëdhjetë (16) prokurorë me mandat të përhershëm dhe aprovoi një marrëveshje vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren. /Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...