Antidroga prangos katër persona të dyshuar në Prishtinë, sekuestrohen drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

15:50 | 23 Maj 2023
L G

Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar drogë, para, armë, municione dhe dy automjete.

Sipas policisë, aksioni është kryer në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Arbresh.info.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale. A. N. 54 vjeç,. A. I. 33 vjeçar, A. N. 46 vjeç, si dhe. D. Sh 34 vjeçar.

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim: 785.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë; 10.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë;1 armë zjarri- revole; 2 karikatorë; 14 fishekë 9267 euro; 450 franga; 1700 lekë; 10 dollarë kanadez; 3 telefona celular; 3 peshore digjitale; si dhe 2 automjete”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i

Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore./Arbresh.info/

Të ngjashme