Google ADS

Sveçla takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

15:08 | 23 Maj 2023
Emir Abduramani

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Angili për prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar MPB-ja.

Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.

Ambasadori Angili e falënderoi ministrin për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës Turqisë dhe Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme