Google ADS

Ministria Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024

15:04 | 23 Maj 2023
L G

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 në disa qendra universitare.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, konkursi do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 në këto qendra universitare: 1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së; Universiteti Amerikan në Kosovë; Republika e Turqisë; Akademia Ushtarake Tokësore; Akademia Ushtarake Mjekësore. Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023”, thuhet në njoftim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular./Arbresh.info/

Të ngjashme