Google ADS

Senatori Murphy: ShBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

14:52 | 23 Maj 2023
Emir Abduramani

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka deklaruar se ShBA-të nuk kanë mik më të mirë se Shqipëria.

Pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Murphy tha se është e mrekullueshme të kthehet në këtë vend.

“Shkëlqyeshëm të kaloj kohë me mikun tim kryeministrin, Edi Rama, në Tiranë. ShBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria. E mrekullueshme të kthehesh”, ka shkruar Murphy në Twitter.

Dy senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, gjatë të hënës kanë qëndruar në Kosovë, me ç’rast kanë takuar krerët shtetërorë dhe kanë kërkuar që marrëveshja me Serbinë të përfundojë këtë vit, teksa kanë theksuar se sa herë që ShBA-të kërkojnë aleat, Kosova është e para që e çon dorën për të ndihmuar./Arbresh.info

Të ngjashme