Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis ka thënë se në vitin 1988 ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin.
Këtë ai e kishte bërë pasi që sipas tij, iu kishin thënë se të njëjtit janë kryesorët e UÇK-së.
Kur iu lexua një pjesë e deklaratës së tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) se ‘‘Prokurori të ka pyetur kush ishte në atë kohë Adem Demaçi, dhe ti je përgjigjur “Në atë kohë ata thonin që ishte kryesori, thonin është mbi UÇK-në”, do të ishe përsëri përgjigja juaj kjo’’, ai tha se ‘në atë kohë ashtu e thoshin, në atë kohë.’’.
Ai po ashtu tha se njerëzit i kishin thënë se Adem Demaçi ishte përfaqësuesi politik i UÇK-së, andaj edhe kishte shkuar në Prishtinë.
Tutje, ai tha se edhe kishte shkuar në fshatin e Jakup Krasniqit për ta takuar atë së bashku me nënën e tij, por që nuk e kishin gjetur dhe se për çështjen e tyre s’kishin biseduar me të, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Ai edhe për deklarimin e tij para prokurorisë se Krasniqi ishte mbi ushtrinë, tha se e kishte thënë se kishte kuptuar se ai ishte zëdhënës i UÇK-së.
Dëshmitari u përgjigj edhe në disa pyetje nga trupi gjykues por që në shumica e tyre kishte përmbajtje të redaktuar.
Në këto rrethana, dëshmitari i gjashtë ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij dhe ka filluar dëshminë dëshmitari i shtatë në këtë çështje, i cili po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e ZPS-së, fillimisht në sesion privat.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...