Me një rritje prej 80 përqind të kërkesave për azil këtë vit, Berlini dhe qytete të tjera gjermane po krijojnë shtëpi me kontejnerë derisa po zhvillohen protesta nga ekstremi i djathtë.
Eleonora iku në Berlin nga Ukraina në mars të vitit të kaluar. Që atëherë, ajo ka jetuar në pesë vende, njëra prej të cilave nuk kishte ngrohje në dimër.
Ajo nuk ka qenë në gjendje të gjejë strehim të përhershëm në Berlin, si shumë refugjatë të mbërthyer në krizën e strehimit të qytetit.
“Për mua, është shumë e vështirë të thuash se jam e pastrehë, por më pas kuptova se në Berlin ka shumë njerëz të pastrehë si unë”, tha ajo për Euronews.
“Njerëz me punë, me mundësi, por që thjesht nuk mund të gjejnë një shtëpi.”
Eleonora duhet të largohet nga apartamenti i saj aktual këtë javë. Ajo do të duhet të qëndrojë me miqtë për një kohë dhe nuk e di se çfarë do të bëjë më pas.
Madje ajo po mendon të kthehet në Ukrainë.
“Unë nuk dua të mbijetoj dhe të kërkoj një banesë çdo herë ose të jem e uritur,” tha ajo.
“Unë thjesht dua të jetoj plotësisht jetën time. Preferoj të jetoj një jetë të shkurtër por më të lumtur”.
Mungesa e akomodimit ka detyruar Berlinin të kthejë një aeroport të vjetër në një qendër me qindra shtëpi me kontejnerë për refugjatët.
Institucionet atje thonë se nevojitet më shumë mbështetje financiare – veçanërisht duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e numrit të azilkërkuesve.
Në Gjermani ka pasur një rritje prej 78 për qind të kërkesave për azil në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Qeveria kombëtare premtoi një miliard euro shtesë në fillim të këtij muaji, por disa politikanë thonë se kjo nuk mjafton.
Në Brandenburg, pranë Berlinit, ka plane për të ndërtuar tre mijë shtëpi me kontejnerë këtë vit, shkruan Euronews.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...