Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë sot pjesë në lansimin e Strategjisë Anti-Korrupsion.
Në këtë takim, Murati, si kryesues i grupit ndërministror, ka thënë se me këtë strategji do luftohet korrupsioni nga katër anët, raporton Arbresh.info.
“Si ministër kam nderin të kryesoj grupin ndërministror. Ne Përmes kësaj strategjie synojmë të luftojmë korrupsionin nga të gjitha anët. Këtë do e arrijmë duke avancuar përpjekjet tona drejt këtij qëllimi”, tha Murati.
Rruga drejt luftës ndaj korrupsionit, sipas Muratit kërkon angazhim dhe vullnet të palëkundur dhe qëndrimi pas premtimeve të Qeverisë.
Pjesë e grupit ndërministror është edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Punëve të Brendse, Xhelal Sveçla dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...