Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë Kurti për performancë të dobët.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” tha se, Qeveria e Kosovës ka mungesë ambicjeje dhe guximi për të marrë vendime.
“Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet”, shkroi Çitaku.
Postimi i plotë i Çitakut pa ndërhyrje:
Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.
Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.
Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.
Pa investime kapitale.
Pa vizion. /Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...