Google ADS

(Pa)barazia gjinore, ekzekutivi thotë se po punon për gratë në Kosovë

10:41 | 23 Maj 2023
A Z

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në mbajtën konferencën rajonale, Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor.

Më këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ka ende shumë punë për të bërë drejtë barazisë gjinore.

“Në disa aspekte ka pak progres kurse në disa tjera edhe prapa kthim. Kosova i është përgjigjur kësaj agjende duke i marrë masat e nevojshme. Duhet edhe shumë më shumë masa të marrim. Por ato që ishin fillestare ishin që Kosova u bë pjesë e kësaj agjende e pastaj Kuvendi e themeloi një grup që merret me këto objektiva. Çështjet për të cilat jemi mbledhur janë etike. Baza e jetës tonë është barazi në mes burrave dhe në mes grave, pastaj krijimi i kushteve të nevojshme ekzistenciale dhe jetësore që njerëzit të mund të jetojnë në vendin e tyre dhe të shohin perspektivë. Këto janë elementare edhe për mirëfunksionimin e shtetit”, tha ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi tha se qeveria ka vendosur lartë të drejtat e grave dhe se është duke punuar drejtë barazisë gjinore.

“Këtu jemi bashkë për të diskutuar politikat për gjetjen e ruajtjes së familjes. Përvojat tona me fqinjët tanë janë të mira. Do të merremi edhe me çështjet kyqe për shoqëritë tona. Ky qëllim është për të mirën për familjet dhe fëmijët tanë dhe këto kanë kujdesin tonë. Me këto zgjidhje është rregulluar edhe barazisë gjinore. Ligji jonë për barazitë gjinore ka për qëllim barazinë në mes burrave dhe grave. Jam anëtare e kabinetit me numrin me të mëdha të grave që kanë qenë në Kosovë”, tha Rexhepi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku po ashtu tha se qeveria ka marrë masa drejt zbatimit të politikave gjinore në mënyrë që grave t’i mundësohet që të ndjekin karrierën e tyre.

“Askush mos të lihet mbrapa, ne dhe kolegët e mi mundohemi ta shtyjmë përpara. Duke mos marr parasysh e në veçanti nënat, marrin barrën e sakrificës. Ne mundohemi që askush mos të mbetet askush e pa përfaqësuar. Objektivat e qëndrueshme dhe politikat e BE, duhet të jenë udhërrëfyes për çdo qeveri për barazi gjinore. Kushtet e punës janë një demografi e shëndosh, ne do të ndajmë përvojat dhe mësojmë nga partneriteti i shteteve tona”, tha Kollçaku. /Arbresh.info/

 

\

Të ngjashme