Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të mega-operacionit policor anti-kanabis të koduar “Alpe të pastra”.
55-vjeçari i ndaluar dyshohet se ka kultivuar 6,300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20,300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga policia, tre ditë më parë.
Policia bën me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale në ngarkim të 55-vjeçarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve të thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.
“55-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.”
“Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe”, njofton policia. /Telegrafi/
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...