Rama tregon afatin, ja kur do të miratohet rritja e pagave në Parlament

10:04 | 23 Maj 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se ligji për rritjen e pagave në parlament do të miratohet në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Sipas tij, rritja do të nisë të aplikohet menjëherë dhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do të marrin bashkë me majin edhe shtesën për muajin prill.

Ai tha se qytetarët do ta shikojnë se ai premtim nuk ishte elektoral, por një zotim që ka marrë përsipër qeveria shqiptare. Rama përsëriti edhe njëherë zotimin se brenda prillit të vitit të ardhshëm paga mesatare në Shqipëria do të jetë 900 euro.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”, tha kryeministri Edi Rama gjatë turit falënderues me qytetarët e Bulqizës dhe Dibrës./abcnews.al

Të ngjashme