Tri vajza raportohen të zhdukura brenda 24 orëve në Kosovë

09:40 | 23 Maj 2023
E.H

Tri vajza janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve në Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të zhdukurat janë raportuar në Prishtinë, Gjakovë dhe Istog.

Rastet janë duke u hetuar si dhe janë njoftuar prokurorët kujdestarë.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

“Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

“Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme