Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

07:03 | 23 Maj 2023
E.H

Ngjarjet e ditës: 23 maj 2023

09:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:30
Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në mbajnë konferencën rajonale: Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:30
Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon takim koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00
Instituti Riinvest mbanë konferencë në lidhje me “Korniza institucionale dhe rregullative (politikat dhe procedurat) për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet lidhur me Reformën Zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

10:00
Këshillit Prokurorial të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së)

10:00
Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:30
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së bënë intervistimin e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit)

11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. E ftuar Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. (Kabineti i Presidentes)

14:00
Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon ligjëratë rreth parandalimit dhe trajtimit të melanomës. (Hotel “Four Points by Sheraton”)

14:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në stadiumin e fshatit Zhur.

18:00
Organizohet edicioni i parë i ekspozitës NISESOS. (“Royall City, Lunch Bar Family”, Prishtinë)

20:00
Mbahet koncerti i mbylljes së edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2023. (Pallati i Rinisë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme