Google ADS

Vushtrri: Një 4 vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

22:22 | 22 Maj 2023
Emir Abduramani

Një 4 vjeçar në Vushtrri dyshohet se ka rënë në kanalin e lumit Ibër-Lepenc.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Akarshticë të kësaj komune, teksa për Arbresh.info lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet zhytësve për  kërkim-shpëtimit”, tha ai.

Mbi dyshimet fillestare  në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë  kanë filluar kërkimet për 4 vjeçarin, njofton Policia./Arbresh.info

Të ngjashme