Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar politikanët dhe sistemin prokurorial në vend, për mos dënim të asnjë personi përgjegjës për masakrën e Dubravës.
Në një postim në Facebook, Miftaraj ka shkruar se me mosveprimin e tyre, politika po i amniston kriminelët e luftës në Kosovë.
“Në përvjetorin e 24 të masakres së Dubravës, ende askush i akuzuar apo denuar. Mjaftohemi me deklarata patetike politike për çdo përvjetor. Politika për 24 vite me mos veprim i amniston kriminelet e luftës”, ka shkruar Miftaraj.
Ai pati dy fjalë edhe për sistemin prokurorial në vend, për të cilin tha se më me rendesi e ka pasur rehabilitimin e prokurorëve “dështaka”.
“Shtet hajgare, sistem dështak, prokurorë të pasur, pa dinjitet dhe pa pikë ndërgjegje”, ka shkruar ai.
Sot janë bërë 24 vjet nga masakra e tmerrshme e burgut të Dubravës, ku u vranë rreth 160 të burgosur shqiptarë të pambrojtur dhe u plagosën mbi 200 të tillë.
Në lidhje me këtë krim makabër, ende nuk ka asnjë të akuzuar, e lëre më ndonjë të dënuar./Arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...