Casemiro ka treguar se çfarë mendon për Erik ten Hag

17:08 | 22 Maj 2023
Orgesa Haziri

Mesfushori i Manchester United, Casemiro ka zbuluar se lojtarët flasin mes tyre rreth Erik ten Hag dhe ata mendojnë se ai është “pak i rëndë” për shkak të ambicies së tij të jashtëzakonshme fituese.

Casemiro ishte golashënuesi i vetëm i United në një fitore 1-0 kundër Bournemouth në Vitality Stadium të shtunën.

Andy Mitten u takua me Casemiro pas ndeshjes dhe foli me gjeneralin e mesfushës për Ten Hag dhe përvojën e tij në Old Trafford deri më tani.

Në Ten Hag, Casemiro zbuloi se ambicia e holandezit për të fituar është gjëja që i ka bërë më shumë përshtypje.

“Ai [Ten Hag] më ka befasuar shumë me ambicien e tij. Ne kemi folur mes nesh dhe kemi thënë se ai është pak i rëndë sepse i pëlqen gjithmonë të fitojë. Ai kërkon më shumë sepse për të nuk mjafton 100 për qind. Duhet të japim më shumë se 100 për qind. Ai punon shumë dhe është shumë ambicioz. Ai ka ambicie të ndryshojë të gjithë klubin. Ai është një menaxher që ka respekt nga të gjithë lojtarët dhe tifozët gjithashtu”, tha ai.

Casemiro paralajmëroi se pavarësisht se Djajtë e Kuq kanë nevojë vetëm për një pikë për të garantuar futbollin e Champions League në Old Trafford sezonin e ardhshëm, objektivi nuk është arritur dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme