Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara.
Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.
Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”.
Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka bërë Meta të të dhënave personale të përdoruesve nga BE-ja në SHBA që nga viti 2020.
Ky hetim gjeti se Meta, që ka selinë evropiane në Dublin, ka dështuar “të adresojë rreziqet e të drejtave fundamentale dhe lirive të të dhënave të përdoruesve” që paraprakisht ishin identifikuar se u ishin transferuar të dhënat, sipas vendimit të Gjykatës për Drejtësi të Bashkimit Evropian.
Kjo gjykatë interpreton ligjet e BE-së dhe sigurohet që ato të aplikohen në të njëjtën mënyrë në të gjitha shtetet anëtare.
Në përgjigje, Meta tha se ishte “e zhgënjyer” që vetëm kjo kompani është veçuar dhe se vendimi “është i padrejtë dhe vendos një precedent të rrezikshëm për dhjetëra kompani të tjera”.
“Ne do të apelojmë vendimin, që përfshin edhe gjobën, dhe ne do të kërkojmë nga gjykata që të pauzojë afatet e zbatimit të vendimit”, tha presidenti i Meta-s për çështje globale, Nick Clegg, dhe shefja ligjore e kompanisë, Jennifer Newstead.
Meta tha se shpreson që në muajt në vijim, SHBA-ja dhe BE-ja të miratojnë një kornizë të re ligjore që do të lejonte përdorimin e të dhënave personale.
Për këtë çështje ishte arritur një marrëveshje paraprake vitin e kaluar, sipas së cilës, do të lejohej praktika e transferimit të të dhënave.
Në gjashtë muajt e fundit, rregullatorët e BE-së e kanë gjobitur katër herë kompaninë Meta – tre herë vetëm gjatë këtij viti – lidhur me shkeljet e bëra nga Instagram, WhatsApp dhe Facebook.
Në janar, Bordi evropian i Mbrojtjes së të Dhënave e gjobiti me 300 milionë euro gjigantin e mediave sociale për shkak të shkeljes së rregullave gjatë përdorimit të reklamimit të shënjestruar në aplikacionet e tij.
Në mars, Meta u detyrua të paguajë 5.5 milionë euro për shkak të shkeljeve të bëra nga WhatsApp.
Gjoba e fundit, e iniciuar nga rregullatori irlandez, fillimisht synonte që Meta të pezullonte transferimin e të dhënave. Por, rregullatorët e tjerë të BE-së kërkuan që Meta të gjobitej./rel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?