Policia e Shqipërisë ka zbuluar pesë parcela të kultivuara me kanabis në sipërfaqen pyjore të malit të Brreti, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Krujës, Durrësit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana.
Në total, janë sekuestruar 855 fidanë kanabisi dhe janë asgjësuar më pas përmes djegies.
“Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj faze të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në zonën pyjore të malit të Brretit, u konstatuan 5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Sakaq, policia vijon veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë