Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka udhëtuar për vizitë në Izrael.
E para e MINT, do të ketë disa takime të rëndësishme gjatë qëndrimit të saj në Izrael, duke filluar me takimin e parë me ministrin e Ekonomisë, Nir Barkat për të diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Izraelit.
Hajdari gjatë qëndrimit në Izrael do të takohet edhe me presidentin e Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit, Uriel Lynn dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë, Erez Malul.
Përmes një komunikate për media nga MINT, bëhet e ditur se takimet tjera në vijim përfshijnë Ministrinë e Turizmit, Bashkinë e Jerusalemit, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe ndërmarrësit izraelitë të industrisë dhe teknologjisë, të cilëve nga ekipi MINT, do t’iu prezantohet industria kosovare në rritje dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...