Dogana e Kosovës ka organizuar një aksion në fshatin Novak të Prizrenit pas informatave se dyshohet se është duke u bërë prodhim i pijeve alkoolike pa autorizim.
Pas bastisjes, Njësia e Doganës së Kosovës kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm, e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.
Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga Dogana e Kosovës për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara, derisa sasia e gjetur është si në vijim:
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;
– Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;
– Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;
– Mbetje te verës, sasia 200.00 litra;.
Siç thuhet në njoftimin e Doganës, për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30.000 mijë euro.
Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?