Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar 12 motoçikleta në rajonin e Prishtinës.
Konfiskimi i tyre është bërë në kuadër të angazhimeve policore për ngritjen e sigurisë në trafik.
Po ashtu, në kuadër të këtyre angazhimeve janë shqiptuar 13 gjoba.
Sipas njoftimit, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...