Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë.
Sipas tij, burgu është institucioni më i larët i shteti dhe se 1 000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty e vrarë e masakruan.
Konjufca shtoi përgjegjësi është më se e ditur që shteti serbe e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi.
Madje ai thotë se kur është puna për UÇK-së po ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.
“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Burgu është si institucion për nga definicioni, si 100 për qind që kontrollohet prej shtetit dhe këtu 1 000 të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe u vranë e u masakruan”, u shpreh Konjufca.
“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi”.“I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca./eo
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...