Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 23”, pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë.
Përmes një postim në rrjetin social Facebok, Mehaj theksoi se ky ushtrim ushtarak drejtohet nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka shkruar Mehaj.
Nga 21 maj deri më 2 qershor, Kosova është edhe nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”. Ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, u mbajt të dielën më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...