Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas keqpërdorimit të emrit të tij.
Një video u publikua të dielën, ku pretendohet se ishte zëri i tij, që komunikonte në telefon.
Ai ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është e vërtet, madje njoftoi se shpërndarësin e kësaj audioje e ka lajmëruar te organet e drejtësisë.
“Reagim publik! Ky njeri qe po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në tel në emër të njerëzve të ndryshëm! E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë. Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë! Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin! Mu deshtë të reagoj publikisht dhe kushdo që e njeh personin në foto ta informoj që do përballet me drejtësi për shpifje dhe fyerje”, shkroi ai./Arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media