Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 54-vjeçar shqiptar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.
Mediat italiane shkruajnë se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni por deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen./euronews.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?