Mehaj: FSK bleu pajisje ushtarake për t’i dalë zot vendit, do ta mbrojmë kurdo që të jetë e nevojshme

12:56 | 21 Maj 2023
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”, tha se paqja është e vetmja rrugë, dhe qëllimi i FSK-së është vetëm anëtarësimi në NATO.

Ai tha se ngritja e kapaciteteve ushtarake është bërë “për t’i dalë zot vendit”, të cilin tha se “do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme”.

“Rrugëtimi ynë është iqartë. Destinacioni ynë është një dhe i vetmi: anëtarësimi në NATO. Prandaj, ne do të jemi përmbushës të çdo detyre, çdo obligimi që kërkohet që ne të bëhemi pjesë e familjes euro-atlantike. Gjatë këtyre dy viteve, fokusi ynë kryesor ka qqenë në rritjen e numrit të ushtarakëve, trajnime, stërvitje e shkollime, pastaj në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake dhe sistemeve të reja. E gjithë kjo është bërë për t’i dalë zot vendit tonë. Atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ne do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme”, tha Mehaj./Arbresh.info/

 

Të ngjashme