Google ADS

Kurti: Përgatitja për t’u përballur me kërcënimet është e domosdoshme

12:39 | 21 Maj 2023
A Z

Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023” ka thënë se është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Kurti tha se ky ushtrim po bëhet 15 muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, prandaj sipas tij përgatitja për t’u përballur me kërcënimet dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme.

“‘Defender Europe ’23’, është ngjarja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Kosova është e nderuar që për herë të dytë po e zhvillon këtë stërvitje. Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 23 ushtrive të angazhuara në këtë stërvitje. Siguria e kontinentit është interesi jetik i yni, që beson në atë që e don, në paqen dhe sigurinë.‘ Defender Europe ’22’, ishte më pak se një vit që kur Rusia të shfaqte synimet e saja brutale për t’u shtrirë në Evropë, ndërsa sot po mbahet 15 muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, prandaj përgatitja për t’u përballur me kërcënimet dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme”, tha Kurti./Arbresh.info/

 

Të ngjashme