Mungesa e klasës punëtore është bërë njëra nga problemet kyçe që po ballafaqohet vendi ynë, sidomos në fushën e tregtisë, turizmit dhe inxhinierisë.
Mirëpo, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë këtij viti ka rritje të ndjeshme të të punësuarve në disa sektorë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Të dhënat e fundit të publikuara nga kjo Agjenci tregojnë se sektorët të cilët kanë rritje këtë vit janë; tregtia; inxhinieria; informacioni dhe komunikacioni; transport dhe magazinim; agjenci udhëtimi; Bar-Restorane dhe hotelet.
Janë këto degë, që përbëjnë atë që quhet si sektori i shërbimeve dhe që i sigurojnë ekonomisë së Kosovës miliona euro dhe mijëra vende pune.
Niveli më i lartë i kualifikimit mbetet tek punonjësit e sektorit të tregtisë, asaj me pakicë dhe shumicë që sipas ASK-së, për këtë vit është rritur për 31 për qind.
Po ashtu, rritje ka edhe në Informacion dhe Komunikacion për 11.62 për qind dhe në Transport dhe Magazinim për 11.2 për qind.
Mirëpo, ndryshe mendon Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë.
Ai për Arbresh.info thotë se të gjitha këto rritje që ka publikuar ASK, mund të jenë për shkak se tani kompanitë kanë filluar që t’i sistemojnë dhe t’i regjistrojnë punëtorët e tyre, e jo që ka rritje në të vërtet.
Sipas tij, kjo rritje mund të jetë për shkak se ka pasur numër jashtëzakonshëm të vogël të punëtorëve të deklaruar nga kompanitë.
“Ne po flasim në bazë të statistikave por nuk po flasim në bazë të prekjes që ne po shohim në terren. Rritjet të statistikave mund të ketë për shkak se kompanitë kanë filluar pak sa, t’i sistemojnë ose ti deklarojnë punëtorët e tyre, kjo mund të jetë një rritje sepse ka qenë një numër jashtëzakonisht i vogël i të deklaruarve. Nuk dëshiron një mençuri kur unë po njoh kompani që po kërkon me javë të tëra për një punëtorë të thjeshtë dhe nuk po mund ta gjej. Kjo është një diçka që ne mund ta bëjnë për dëshirë të vetvetes por realiteti është diçka tjetër”, shprehet Azemi.
Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë pohon se 50 për qind e kompanive në vend janë në mungesë të punëtorëve si ata të kualifikuar, po ashtu edhe ata të pakualifikuar.
Ai, thotë se numri i të punësuarve përkundrazi është në rënie.
“Mbi 50 për qind të kompanive në Kosovë kanë mungesë të punëtorëve, edhe atë kryesisht punëtorë të kualifikuar por e keqja është se tani po mungojnë edhe punëtorët e pakualifikuar dhe të kualifikuar, me këto statistika po përballojmë për çdo ditë dhe kush mendon ndryshe e ka gabim. Nuk është e vërtetë se është duke u rritur numri i punëtorëve, përkundrazi është duke u zvogëluar edhe atyre që punojnë edhe ata që nuk punojnë”, thotë ai.
Azemi, tregon se ka raste kur një kompani ka transferuar punëtorët e tij tek një kompani tjetër, sepse ka mungesë të tyre. Sipas tij, lëvizje të tilla janë të shpeshta dhe nuk vërehen, për shkak se sipas tij, punëtorët nuk ka qenë të regjistruar.
“Kjo rritje është bërë duke u rrit numri i të deklaruarve sepse qeveria e Kosovës me disa befinicionev, me disa superpuna, subvencione për gra që është duke e bërë, po duket që është rritur, por kjo nuk është duke u rritur sepse këta ka qenë duke punuar por vetëm tani janë duke legalizuar përndryshe është jo normale që të mendosh që është duke u rritur numri i punëtorëve. Fakti që në investimet në projektet madhore shteti jo që nuk mund të rritet por edhe mund të zvogëlohen. Kam informacion që një kompani është dashur që të transferoj punëtorët tek një kompani tjetër që ka mungesë të punëtorëve dhe kjo kompani është në mungesë të projekteve me i leshu punëtorët me i hequr, sepse lëvizjet e punëtorëve po bëhen lëvizje shumë të mëdha të cilat nuk vërehen sepse nuk kanë qenë askund të regjistruar”, pohon Azemi.
Rexhepi: Është rritur afarizmi, andaj edhe është rritur numri i të punësuarve
Njëjtë mendon edhe ekonomisti Sejdi Rexhepi.
Ai thotë se njëri ndër faktorët e rritjes së të punësuarve është rritja e afarizmit në sektorin e shërbimeve.
“Mund të ketë shpjegime të ndryshme. Një nga to është rritur afarizmi në sektorin e shërbimeve andaj edhe është rritur numri i të punësuarve. Pa dilemë një pjesë e të punësuarve mund t’i atribuohet edhe rritjes reale të ekonomisë, në veçanti pas përfundimit të pandemisë, më që rast konsumi i shërbimeve është rritur, e kjo pastaj ka pas për pasojë edhe rritjen e numrit të përgjithshëm të punësuarve në këtë sektor”, thotë Rexhepi për Arbresh.info.
Por, sipas tij, çështje tjetër është edhe punëtorët që deri para do kohe kanë punuar në të “zezën” janë vetëdijesuar dhe i kanë kushtëzuar punëdhënësit, që vazhdimin e punës ta bëjnë me kushtin e regjistrimit formal të tyre në listave të pagave.
“Por realiteti sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me faktin se punëtorët që deri para do kohe kanë punuar në të “zezën” janë vetëdijesuar dhe i kanë kushtëzuar punëdhënësit, që vazhdimin e punës ta bëjnë me kushtin e regjistrimit formal të tyre në listave të pagave. Të shtyrë nga mungesa e ofertës së punës, punëdhënësit kanë qenë të detyruar që të njëjtit të regjistrojnë në regjistrat formal të punës. Kjo më pastaj ka pas për rezultat që statistikat e punës të tregojnë një rritje më të madhe të t ‘punësuarve në sektorin e shërbimeve”, shprehet ai
Ndryshe, ASK-ja ka publikuar të dhënat vetëm në muajin Shkurt të vitit 2023, ku numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, kishte rritje te këto grupe: Tregti 31.44%, Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike 18.93%, Informacioni dhe Komunikacion 11.62%, Transport dhe Magazinim 11.2%, Agjenci udhëtimi 3.37%, Bar-Restorane 3.06%, Hotele 0.37%/Arbresh.info/Diellza Gashi/
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi