Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
“Si dy vende alealte në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm”, u shpreh Presidenti Begaj.
Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.
“Prania e në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë”, nënvizoi Presidenti Begaj.
Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.
Gjatë vizitës një ditore në Malin e Zi, presidenti i Shqipërisë bëri një ndalesë edhe në qytetin e Tuzit, ku u takua me përfaqësues të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Presidenti Begaj i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e palëkundur të institucioneve shqiptare për të gjitha çështjet e shqetësimet me të cilat ballafaqohet minoriteti shqiptar në Malin e Zi.
Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi në këtë takim rolin shumë konstruktiv që shqiptarët dhe forcat politike shqiptare në Malin e Zi, kanë luajtur, si për stabilitetin ashtu edhe në kuadër të procesve euroatlantike të vendit./TCH/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?