Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se tash e tutje, sheshet, parqet dhe stacionet e autobusëve në Prishtinë do të kenë shporta të reja xhepi.
Përmes postimit në Facebook , ajo është shprehur se shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi.
“Shporta të reja xhepi tash e tutje vetëm në sheshe, parqe dhe pranë stacioneve të autobusit në Kryeqytet! Me Ilirikun dhe ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po vazhdojmë ndryshimet e domosdoshme për vetëdijësim dhe pastërti. Shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi. Jemi pak vonë sipas pritshmërive me kontejnerët e reja të mbeturinave nëpër lagje por shpejtë do të mbyllim edhe këtë proces”, ka shkruar tutje ajo. /Arbresh.info/
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...