Google ADS

“Ëndrra jonë politike u realizua”, Abazoviq uron presidentin e ri malazez

14:10 | 20 Maj 2023
A. B.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Jakov Milatoviqin për zgjedhjen si presidenti i shtetit malazez.

Abazoviq përmes një shkrimi në “Twitter”, tha se zgjedhja e Milatoviqit si president është ajo për të cilën kanë luftuar.

“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur, i gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjitha bota u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar”, shkroi Abazoviq.

Tutje, ai tha se me guxim, Mali i Zi është në rrugën e duhur.

Kujtojmë se sot Jakov Milatoviq është betuar si president i Malit të Zi, teksa tha se afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë kundër politikave destruktive. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme