Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar rreth përgatitjeve që po bëhen për ushtrimin më të madh ushtarak “Defender 23”.
Ministri Peleshi në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga përgatitjet që po bëhen, gjersa ka thënë se prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës e bën më të veçantë këtë strukturë.
“Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.
Prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë. Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”, shkruan Peleshi. /Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...