Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në një ‘podcast’ me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.
Mes një interviste që Rama i bëri Luizit për gjithë rrugëtimin e tij, kryeministri e pyet gjithashtu për martesën me moderatoren dhe ish-banoren e BBVA 2, Kiara Titon.
“Një gjë dua të di unë, kjo martesa sa dole nga aty është reale apo vazhdim i spektaklit, po pyes se thash larg qoftë se këtë e ka organizuar Lali (Erion Veliaj) se do patjetër të martonte Luizin, urojë të trashëgohesh dhe të kesh një martesë sa më të lumtur”, i tha Rama.
“Unë nuk e di si i ke punët me Lalin, por është reale, më erdhi keq që nuk ishe”, u përgjigj Luizi.
Përndryshe, një ceremoni martesore mes Luizit dhe Kiarës u zhvillua në natën finale të BBVA dhe kurorëzimi i tyre u bë nga i pari i Tiranës, Erion Veliaj. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Edi Rama i thotë Luizit: Rrezik edhe për mua nëse më kishe dalë përballë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...