Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Sot parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, derisa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 e 25 gradë Celcius.
Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell, me temperaturë maksimale deri në 23C e 25C.
Nga dita e diel po paraqiten kushte për mot të ndryshueshëm. Do të ketë më shumë intervale me diell orëve të para të ditës, e pasdite më vonë me zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë. Temperaturat maksimale përreth 20C e 22C, e ato minimale 8C e 10C.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
20.05 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell, e pasdite lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtë shiu me bubullimë.
21.05 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu dhe bubullima.
22.05 – Diell e vransira. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.
23.05 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë mundësi për rrebesh shiu me bubullima.
24.05 – Paradite diell. Pasdite vransira lokale, me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.
Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja 5-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale. /Arbresh.info/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...