Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar tre burra të dënuar me vdekje në lidhje me protestat mbarëkombëtare antiqeveritare vitin e kaluar, thotë gjyqësori, raporton BBC.
Të tre u dënuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në një sulm me të shtëna që vrau tre personel sigurie në Isfahan në nëntor.
Amnesty International thotë se ata iu nënshtruan gjyqeve të padrejta dhe dyshohet se u torturuan.
Katër protestues të tjerë janë varur që nga dhjetori. Dhjetra të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale.
Protestat përfshinë Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje kurde 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran në shtator për dyshimin se e kishte vendosur hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.
Tre të ekzekutuarit sot – Majid Kazemi 30-vjeçar, Saleh Mirhashemi 36-vjeçar dhe Saeed Yaqoubi 37-vjeçar u arrestuan pas protestave në qytetin qendror të Isfahanit më 16 nëntor, gjatë të cilave dy anëtarë të forcës paraushtarake Basij dhe një oficer policie u qëlluan për vdekje.
Burimet i thanë Amnesty International se burrat u zhdukën me forcë, më pas u torturuan dhe u detyruan të bënin deklarata inkriminuese që përbënin bazën e çështjeve penale kundër tyre.
Në një mesazh audio nga brenda burgut të Dastgerdit, ku mbaheshin tre personat, Kazemi dëgjohet duke thënë: “Betohem në Zot që jam i pafajshëm. Nuk kisha armë me vete. Ata [forcat e sigurisë] më rrihnin dhe më urdhëronin që unë të them se kjo armë është e imja.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?