Në ditët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali në fund të këtij sezoni.
Këto media po ashtu raportojnë se futbollisti kosovar mund të rikthehet në Bundesligë për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
E për të folur për këtë temë ka gjetur kohë edhe trajneri i “Gunners”, Mikel Arteta.
Ai insiston se Xhaka është lojtar i rëndësishëm i “Topçinjve”, por që e ardhmja e tij do të diskutohet vetëm në fund të sezonit aktual.
“Është e qartë se ai është një lojtar që ka luajtur në çdo minutë që prej se jam bërë trajner këtu. Graniti është një figurë jashtëzakonisht e respektuar në këtë klub. Ai e ka një histori të madhe përreth tij me ato që i ka arritur në klub, duke tejkaluar edhe momente të vështira. Kështu që, ai është një lojtar kyç dhe mjaft i rëndësishëm për ne”, deklaroi Arteta.
Trajneri spanjoll do të presë derisa Arsenali t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni për të diskutuar më pas me Xhakën për të ardhmen e tij.
“Çkado që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë, natyrisht jo tash”, vazhdoi Arteta.
Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut ka kontratë në “Emirates Stadium” edhe 12 muaj, deri në verën e vitit 2024.
Ai i ishte bashkuar ekipit anglez në vitin 2016, ndërsa vjet dhe parvjet kërkohej edhe nga Roma e Jose Mourinhos.
Sidoqoftë, e ardhmja e 30 vjeçarit mund të jetë e lidhur me Bundesligën. /GE/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë