Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë sot në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.
Ai do të takohet me princin e kurorës saudite në udhëtimin e parë ndonjëherë në këtë vend aziatik.
“Duke filluar vizitën time të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e Ukrainës me botën arabe. Të burgosurit politikë në Krime dhe territoret e pushtuara përkohësisht, kthimi i popullit tonë, Formula e Paqes, bashkëpunimi energjetik. Mbretëria e Arabisë Saudite luan një rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm ta dërgojmë bashkëpunimin tonë në një nivel të ri”, ka shkruar lideri ukrainas në Twitter.
Theksojmë se udhëheqësi ukrainas do të paraqitet personalisht edhe në samitin e G7, i cili këtë vit po mbahet në Hiroshima të Japonisë.Agjencia e lajmeve, Reuters thotë se ai do të fluturojë me një aeroplan të qeverisë franceze për në Japoni pas një ndalese në Jeddah.
Ai kohët e fundit ka pasur shumë udhëtime jashtë vendit ndërsa po vazhdon lufta, duke përfshirë turneun e javës së kaluar në vendet e Evropës.
Ndryshe, shtatë shtetet më të industrializuara të botës, të cilët njihen edhe si G7, pritet që t’i vendosin sanksione të reja shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek