Majori Shkëlzen Xhafa: Kemi angazhuar edhe zyrtarët civil brenda objektit ku do betohet kryetari

10:56 | 19 Maj 2023
A. B.

Sot gjatë ditës pritet të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa për portalin arbresh.info ka thënë se nuk presin që të ketë tensione në betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut.

Xhafa ka deklaruar se të gjitha masat e nevojshme tashmë janë ndërmarrë.

“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inaugurim. Kem zyrtar civil brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër”, ka deklaruar ai.

Tutje, shefi i operativës rajonale Xhafa thotë se derisa tani nuk kanë hasur në ndonjë grup qytetarësh të cilët janë kundër inaugurimit të kryetarit të ri.

Përndryshe, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune, me ç ‘rast do të nisë zyrtarisht mandatin e tij si kryetar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme