Trepça dje u mposht ngushtë 93:91 në finale ndaj Pejës, e cila u shpall kampione e Kosovës në basketboll.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, të cilës iu nevojitën shtesat për ta përcaktuar fituesin dhe kampionin në këtë rast.
Pas përfundimit, Trepça bëri një reagim në faqen e tyre në Facebook.
Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:
Të nderuar tifozë e përkrahës
Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione. Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.Trepça, krenari. /Arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...