Google ADS

Janari pritet me greva në arsim

09:05 | 24 Dhjetor 2015
Arbresh.info

SBASHK-u ka njoftuar Ministrinë e Arsimit se gjysmëvjetori i dytë në janar do të fillojë me greva në qoftë se qeveria nuk konfirmon plotësimin e kërkesave të dala nga kontrata kolektive, shkruan Zëri.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe e Shkencës e Kosovës (SBASHK) kërcënon edhe një herë Qeverinë e Kosovës se do t’i përshkallëzojë veprimet sindikale, me protesta e greva nëse nuk zbatohet kontrata kolektive. E për këtë, SBASHK-u thotë se faji bie mbi Qeverinë që nuk po e respekton marrëveshjen.

“Institucione realizoni obligimet ose do të përballeni me veprime sindikale”, është mesazhi që SBASHK-u, në emër të mësimdhënësve kosovarë përcjell për nivelin qendror dhe atë lokal të shtetit.

Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj Sindikate, ka thënë për “Zërin” se opsioni i grevës është i hapur. “Në janar do të thërrasim Këshillin Drejtues, do të analizojmë situatën dhe do të jetë opsion i hapur edhe veprimet sindikale që nuk do të përjashtojnë grevën”, ka thënë ai, duke konfirmuar se nëse nuk realizohen kërkesat e mësimdhënësve të adresuara Qeverisë do të mbahet grevë në arsim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme