Trajkoviq për serbët e Kosovës: Shkojnë në Serbi për të stabilizuar destabilizuesin e tyre

09:38 | 19 Maj 2023
A. B.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka shkruar në Twitter se Lista Serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Aleksandar Vuçiq.

“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre. Lista serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq në përgjigje të lajmit për serbët nga Kosova që u nisën në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe, të planifikuar për 26 maj në Beograd.

Dje serbët nga Anamorava, Leposaviqi dhe Mitrovica Veriore janë nisur në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe të planifikuar për 26 maj në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

13 prej tyre u nisën nga Anamorava, ndërsa 23 prej tyre u nisën nga Leposaviqi dhe Mitrovica veriore.

Lista Serbe, si dhe Partia e Serbëve të Kosovës, mbështetën tubimin e SNS-së./Danas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme