Google ADS

Punëtori bie nga pallati në Vlorë, arrestohet pronari dhe administratori i punimeve

09:03 | 19 Maj 2023
A. B.

Pronari dhe administratori i një pallati në Vlorë, në të cilin po punonte një 60-vjeçar që ra dhe vdiq janë vënë në prangat e policisë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në pallatin në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Shtetasi me inicialet A. P ishte duke punuar kur ra aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi pronarin M. H., 70 vjeç pasi nga verifikimet ka rezultuat se punimet në këtë pallat po kryheshin pa leje.

Ndërsa A. K., 53 vjeç me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat akuzohet për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit:

-M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

-A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme