Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka arritur në Arabinë Saudite të enjten, raportoi media shtetërore.
Ai do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, për herë të parë pas mbi një dekade luftë në shtetin e tij.
Kjo vizitë paraqet kthimin dramatik në Ligën Arabe të Assadit.
Rikthimi i Assadit në këtë forum u iniciua nga Arabia Saudite dhe u përkrah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht rezervave që shprehën liderët e tjerë arabë.
Assad “arriti në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz në Xhedah për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe” që mbahet të premten, raportoi televizioni shtetëror sirian.
Televizioni saudit Al-Ekhbariya më pas shfaqi pamje të Assadit duke zbritur nga avioni dhe duke u mirëpritur nga Princi Badr bin Sultan, që njëherësh është zëvendësguvernator i rajonit të Mekës, ku gjendet edhe Xhedah.
Liga Arabe pezulloi pjesëmarrjen e Damaskut në nëntor të vitit 2011, pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave, që nxitën konfliktin që ka vrarë mbi 500.000 persona dhe ka detyruar miliona të tjerë që të zhvendosen.
Që atëherë, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe ose ndërprenë ose kufizuan raportet me Assadin dhe vetëm Riadi haptazi kërkoi rrëzimin e tij nga pushteti.
Por, më herët gjatë këtij muaji, ky trup pan-arab prej 22 anëtarësh mirëpriti kthimin e Damaskut dhe Arabia Saudite e ftoi Assadin që të marrë pjesë në samitin në Xhedah.
Gazeta pro-qeveritare siriane, al-Watan, tha se Assad pritet të takohet me “një numër liderësh me të cilët do të zhvillojë takime dypalëshe” në mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes.
Herën e fundit që Assad mori pjesë në një samit të Ligës Arabe ishte në vitin 2010 në Libi./REL
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...