Google ADS

Përmbytjet në Itali, arrinë në 13 numri i viktimave

19:09 | 18 Maj 2023
E.H

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke detyruar 13 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre pas reshjeve të shumta të shiut.

Sipas autoriteteve italiane niveli i reshjeve të gjashtë muajve ra në vetëm një ditë e gjysmë, shkruan BBC, transmeton Arbresh.info

Më shumë trupa u gjetën këtë të enjte pasi pothuajse çdo lumë u përmbyt midis Bolonjës dhe bregut verilindor 115 kilometra më larg teksa llogaritet se rreth 280 rrëshqitje dheu kanë ndodhur.

Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme