Këtë muaj, Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar që pronarët e dronëve kanë kohë deri më 19 shkurt të vitit 2016 për të regjistruar njësitë e tyre. Regjistrimi i tyre ka filluar të hënë dhe me njoftimin e ri, administrata ka dhënë një përditësim të shkurtër se sa pronar janë regjistruar deri tani.
“Agjencia ka parë një numër të madh kërkesash fillimisht, me më shumë se 45.000 regjistrime të përfunduara qysh nga hapja e faqes për biznes këtë të hënë”, ka deklaruar agjencia, transmeton arbresh.info.
Është një fillim i mbarë në programin e kësaj administrate, ndonëse është ende një distancë e konsiderueshme nga regjistrimi i plotë. Agjencia pretendon që gjatë sezonit të festave mund të shiten më shumë se 400.000 dronë dhe secili nga ata duhet të regjistrohet para se të bëjë fluturimin e parë./arbresh.info
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia