Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, i cili po qëndron për vizitë pune në vend. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.
Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese.
“Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, theksoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për hapat e mëtejshëm. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për procesin e ardhshëm të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese”.
“Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën që të çon në përparim dhe prosperitet, e kjo është anëtarësimi në BE, prandaj është e nevojshme një mbështetje e gjerë për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se shpreson se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në proceset reformuese për të mundësuar anëtarësimin më të shpejtë në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Sarazzin.
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...