Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.
Në adresimin e tij për lexuesit në Kosovë, Pamuk ka kërkuar falje për këtë shtyrje, duke thënë se më patjetër do të vijë pas disa muajsh.
“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyej vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti” ka thënë ai. /Arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot