Google ADS

Digjet një shtëpi, Beka: Nuk ka asnjë provë që të jetë zjarr vënie aksidentale, është faktori njeri

10:43 | 18 Maj 2023
Diellza Gashi

Një shtëpi gjatë mëngjesit të sotëm është djegur në rrugën Zeki Shulemaja, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur ekipi i zjarrfikësve dhe policia, kjo shtëpi është dy katëshe dhe e pabanuar.

Për rastin flet inspektor i premventivës në kuadër të Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Muharrem Beka, i cili ka mohuar se zjarri mund të jetë nga kyçja ilegale, por sipas tij është faktori njeri.

Beka tha se nuk shihet asnjë provë që ka mundur që të jetë zjarr vënie aksidentale, duke shtuar se ka mundur që të jetë e qëllimshme për shkak të eliminimit të mbeturinave.

“Gjatë hulumtimit që sapo e përfunduam është diçka e çuditshme se ka as shumë mbeturina kjo shtëpi e cila është banuar me njerëz të cilët nuk janë rezident, ka qëndruar dikush dhe nuk e di se askush janë ata. Në fillim është aluduar se nga kyçja ilegale e energjisë elektrike, edhe pse ka pasur kyçje ilegale. Mirëpo faktori njeri është 100 për qind. Ne nuk mund të vërejmë se a është aksidentale dhe ka gjasa që është e qëllimshme për shkak me eliminuar këtë gjendje sepse është me të vërtetë jashtëzakonisht e keqe, e stërmbushur me mbeturina”, tha Beka.

Ai potencoi se e tërë shtëpia ishte e pa banueshme dhe kundërmonte erë e keqe dhe e mbushur nga mbeturinat.

Po ashtu ai shtoi se në këtë shtëpi banohet nga njerëz të cilët nuk janë rezident dhe nuk dihet se kush janë ata.

“Gjithë oborri, bodrumi dhe pjesa lartë e mbushur plotë me mbeturina. Ne e pamë një pikë nisje dyshohet se ka filluar mbrapa shtëpisë në një korridor, mirëpo nuk gjetëm diçka gjurmë që mund të shkaktohet e qëllimshme apo ka mundur edhe aksidentalisht. Mirëpo faktori njeri është i sigurt. E pamë një dhomë të adaptume me disa shtretër dhe gjendje e pa pastër, kush e shfrytëzon ne nuk e dimë por kemi intervenuar me kohë zjarrfikësit dhe policia”, tha ai/Arbresh.info/

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme