Sonte do të mësohet emri i kampionit të Kosovës në basketboll për sezonin 2022/23.
Trepça dhe Peja do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë finale të “play-offit” të Superligës në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.
Interesimi i tifozëve për ta përcjellë këtë ndeshe të madhe është i jashtëzakonshëm, ndërsa për momentin seria finale është 2-2 pasi të dyja ekipet i fituan nga dy ndeshje në shtëpi.
Skuadrat do ta kërkojnë trofeun e më të mirit në Kosovë për herë të parë pas një dekade.
“Xehetarët” fituan në shtëpi 94:86 dhe 97:90, kurse Verdhezinjtë 107:79 e 87:83.
E sot, duke filluar nga ora 20:00 na pret një ndeshje e zjarrtë dhe një atmosferë e pabesueshme në Mitrovicë.
Pas ndeshjes do të shpallet edhe MVP i finales.
Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, më 2013.
Në këtë edicion mitrovicasit e fituan Kupën e Kosovës, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.
Për të depërtuar deri në finale, Trepça i kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja e eliminoi Golden Eagle Yllin. /GE/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...